Mesoni nese mikrovala eshte e demshme apo jo…

0
621

Mikrovala është një pajisje elektrike, qe përdoret për përgatitjen e ushqimit, për gatimin apo dhe ngrohjen e tij. Mikrovala ndryshon vetitë kimike të ushqimit duke ndikuar negativisht në shëndetin e njeriut.

Brenda mikrovalës gjendet një paisje, e cila është një tub me elektrone, qe bashkëveprojnë me energji magnetike dhe elektrike duke u shndërruar në valë me mikrogjatësi.

Valët e prodhuara me gjatësi bashkëveprojnë më pas me pjesët pozitive dhe negative të molekulave të ushqimit, ndaj dhe këto të fundit fillojnë të vibrojnë deri në disa miliona herë për sekondë duke shkaktuar kështu krijimin e nxehtësisë në ushqim.

Nga ky vibrim deformohen molekulat e ushqimit duke krijuar përbërje të reja të cilat dëmtojnë elementët e gjakut, sistemin tretës dhe atë imunologjik.
Gatimi i ushqimeve në mikrovalë zvogëlon në mënyrë domethënëse vlerat ushqyese, deformon molekulat e proteinave dhe krijon përbërje të reja antinatyrale.

Ushqimet që ngrohen në mikrovalë mund të ngrohen në mënyrë të pabarabartë duke pasur pjesë të mbingrohura dhe pjesë të ftohta.Pjesët e ftohta mund të nxisin rritjen e baktereve si salmonela dhe njeriu mund të pësojë një intoksikim nga ushqimi.

Për më tepër, kur përdoren enë apo mbështjellje plastike në mikrovalë, në ushqim mund të përfundojnë lëndë kimike të dëmshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here