Ndikimi i çajit të sherebelës në djersitjen e trupit të njeriut…

0
434

Sherebela apo siç quhet ndryshe, Salviae Folium, rekomandohet veçanërisht kundër djersitjes. Gjethet e thara të sherebelës përmbajnë esencë, taninë, substanca të hidhura etj.

Në saj të përbërjes është përdorur për pakësimin e djersitjes, në sëmundjet e mushkërive, është e efekshme kundër heqjes së barkut, rekomandohet shume konsumimi i sherbelës në formë çaji në trazirat nervore, në të marrët e mëndve dhe në gjëndje plogështie. Rekomandohet të përdoret nga gratë si mjet që rregullon dhe lehtëson menstruacionet dhe fekondimin.

Rekomandohet në rastet e çrregullimeve të tretjes dhe në sëmundjet e fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë. Çaji i sherebelës është antiseptik, pengon zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave, kështu që përdoret shumë në formë gargari në hemorragjinë e mishrave të dhëmbëve. Në formën e ekstrakteve alkoolik përdoret për ti bërë masazh kokës në rastin e rënies së flokëvë.

– Përgatitja: 5 gr gjethe sherbele të thara zhyten në një gotë me 200 ml ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas përmbajtja kullohet dhe çaji pihet në masën e sipërpërmëndur nga dy doza të tilla në ditë.

Shënim: Meqënëse përmban sasi shumë të larta tujoni (qe është lëndë helmuese) gjethet e sherebelës nuk duhet të përdorën në doza të pa kontrolluara dhe për një kohët të gjatë. Ruajtja: Ruhet në vende të thata për 15 deri 18 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here