Për shumë njerëz me kolit ulceroz, të gjeni dietën e duhur për ju është një proces eliminimi.






























































































































































































































Ju eliminoni ushqime të caktuara që mund të përkeqësojnë simptomat tuaja dhe ndryshojnë mënyrën se si ndiheni. Meqë janë disa ushqime që njihen si shkaktarë të zakonshëm, një plan diete që eliminon këto ushqime është zgjedhja ideale. Një dietë e ulët në fibra, mund të jetë opsioni më i mirë. Kjo dietë është gjithashtu ndihmuese nëse po përjetoni përkeqësim të simptomave.






























































































































































































































Kjo dietë është e bazuar me ushqime të ulëta në fibra që janë më të lehta për tu tretur dhe që me shëmë gjasa ngadalëson lëvizjet e zorrëve dhe limitojnë diarrenë. Kjo dietë ju lejon të hani shumë ushqime që normalisht do t’i hanit, ndërkohë që mbani konsumimin e fibrave në nivelet diku rreth 10-15 gr në ditë.






























































































































































































































Trupi juaj sërish do të ketë nevojë për të marrë sasinë e duhur të proteinave dhe minerale, bashkë me të gjitha lëngjet dhe kripërat që ju duhet. Meqë diarrea kronike dhe gjakderdhja rektale mund të cojë në mungesë të mineraleve dhe nutrientëve, doktori juaj mund t’ju sugjerojë që të shtoni multivitamina dhe suplemente të tjerë në dietën tuaj, në varësi të nevojave që keni.






























































































































































































































Cfarë mund të hani ?
Ushqimet e mëposhtme janë ato që rekomandohen në dietën e lart-përmendur. Mbani mend që disa prej tyre mund të përkeqësojnë simptomat, kështu që këshillohet të flisni me doktorin për disa përshtatje ose alternativa të tjera që mund të shtoni.
-Bulmet: mbi 2 gota qumësht, gjizë, puding, ose kos
-Drithëra: bukë e bardhë, makarona, krakers, drithëra të thara që kanë më pak se ½ e gramit të fibrave për racion
-Mishra dhe protein të tjera: mishra të butë të gatuara si mish shpendësh, mish derri, peshk, si dhe vezë, kikirikë të butë dhe gjalpë arre.
-Fruta: lëng frutash pa tul, salcë mollë, duke mos përfshirë ananasin; banane të pjekura, pjepër, shalqi, pjeshkë, kajsi
Perime: sallatë e pagatuar, kastravec, kungull i njomë dhe qepë, spinaq të gatuar, kungull të pjekur, patate, bathë






























































































































































































































Shmangni këto ushqime në dietën tuaj:
-Mishrat e perpunuar
-Fruta të thata, manaferra, fiq, kumbulla dhe lëng kumbulle
-Perime të pagatuara të përmendura në listën më sipër
-Salca pikante, turshi, arra, fara, kokoshka
-Ushqime dhe pije që përmbajnë kafeinë, kakao dhe alkol
Pëe ata që duan ëmbëlsirat, torta e thjeshta janë në rregull si zgjedhje sic janë biskotat, byrekët apo xhelatina.






























































































































































































































“The American Dietetic Association” rekomandon të ndiqni këto këshilla:
-Hani vakte të vogla cdo 3-4 orë.
-Pini të paktën 8 gota ujë në ditë për të shmangur dehidratimin .
-Hani ushqime që që përmbajnë probiotikë të shtuar dhe prebiotië për inkurajuar një shëndet më të mirë të zorrëve.