Kura natyrale me dy përbërës kundër Astmës, Kollës, Reumatizmës

0
341

Përgatitja:

    Përbërësit:
    10 thelpinj hudhër të grirë hollë
    2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë
    500 ml qumësht
    250 ml ujë

    Udhëzimet:
    Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht.

    Pas pak minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri, kullojeni lëngun, shtoni sheqerin ose mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.

    Përfitimet e kësaj pijeje të shëndetshme janë të shumta.

    Artriti dhe Nervi Shiatik
    Konsumi ditor i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e simptomave dhe dhimbjeve shoqëruese të artritit. Ky qumësht ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të nervit shiatik.

    Sëmundjet e zemrës
    Qumështi me hudhra është një mënyrë shumë efikase në uljen e kolesterolit të keq dhe parandalimit të formimit të pllakëzave të gjakut.

    Astma
    Qumështi me hudhra duhet pirë çdo natë përpara gjumit për të zbutur simptomat e astmës. Ju mund të pini qumështin ose të hani tre thelpinj hudhër çdo natë.

    Verdhëza
    Hudhra eliminon toksinat nga organizmi dhe aktivizon enzimat e mira me qëllim përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Hudhra përmban shumë sulfur që është mjaft i rëndësishëm për mëlçinë.

    Hudhra përmban edhe selenium dhe alicinë të cilat luftojnë yndyrosjen e mëlçisë. Konsumi i rregullt i hudhrës dhe qumështit në një lëng të vetëm për pesë ditë me rradhë, ndihmon në trajtimin e verdhëzës.

    Pagjumësia
    Qumështi me hudhra ndihmon në qetësimin e organizmit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

    Pneunomia
    Qumështi me hudhra duhet pirë tre herë në ditë kundër pneumonisë.

    Kolla
    Kombinoni qumështin, hudhrën, shafranin e Indisë dhe pak mjaltë dhe pijeni lëngun për të kuruar kollën kronike.

    Tretja
    Vlerat fantastike antiseptike të hudhrës e bëjnë atë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen, pastrimin e sistemi limfatik dhe detoksifikimit të trupit. Ky lëng ndihmon në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe kundër diaresë.

    Kolesteroli
    Pijeni qumështin me hudhra për një javë të tërë nga një gotë në ditë për të rregulluar nivelin e kolesterolit.

    Mënyra e pirjes së qumështit me hudhër edhe për problemet e përmendura më sipër është nga një gotë në ditë për një javë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here