Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane.
Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.
Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.
Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.



















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.
Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes.
PËRMBAJTJA:
Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.



















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































VLERAT TERAPEUTIKE
- Forcon sistemin imunitar.
- Përmirëson metabolizmin e organizmit.
- Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
- Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
- Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
- Redukton kolesterolin në gjak.
- Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
- Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
- Forcon zemrën
- Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
- Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
- Stabilizon sheqerin në gjak.
- Lufton alergjitë.
- Rigjeneron lëkurën.
- Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
- Pengojnë gjakderdhjen.
- Redukton peshën.
- Shkrin yndyrat në gjak.
- Është antioksidant.
- Është antitumoral.
- Lufton infeksionet.
- Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.
KUJDES!
Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm. Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë irritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:
- Fëmijet nën moshën 12 vjec rekomandohet të perdorin gjysmën e dozës së të rriturve.
- Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjeç.
- Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale. Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.
PËRDORIMET:
PËR REDUKTIMIN E PESHËS
Në një gotë ku keni shtrydhur 3 kokrra limoni, shtoni 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja rekomandohet te konsumohet tri herë në ditë 30 minuta para buke. Kjo kurë realizon rënien në peshë jo më pak se 3 kg në muaj pa ndonjë dietë suplementare.
PËR SHËNDETIN E LËKURËS, FLOKËVE DHE BUKURINË
Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.



















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Vlerat Terapeutike:
- Rigjeneron lëkurën.
- Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.
- Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
- Kuron alergjitë.
- Është zbutës i lëkurës.
- Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
- Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
- Është ushqyes për flokët.



















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































PËR RRATHËT DHE QESKAT POSHTË SYVE
Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.
PËR RËNIEN E FLOKËVE DHE THINJAT E PARAKOHSHME
Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen në këtë gjendje për rreth 15 minuta. Lahen flokët me sapun të farës së zezë dhe më pas masazhohet skalpi i kokës me vajin e farës së zezë.
Kjo terapi përsëritet 3-4 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë mjaft të mira dhe të dukshme.



















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































MASKË FYTYRE
Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.
- Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.
- Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).





















































































































































































