Receta/ Supë me patate të ëmbël

0
64

Supë me patate të ëmbël

Përbërësit e kësaj recete:

  • 3-4 patate të ëmbla
  • 2 qepë
  • 6 thelpinj hudhër
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1.2 litër lëng pule i valuar (përgatiteni me koncentrat pule nëse nuk keni kohë ta përgatitni me pulë të freskët).

Përbërësit për servirje:

Mund ta shërbeni sipas dëshirës: disa qepujka, 1 lugë vaj ulliri, pak pançetë ose speck, 150 ml pana, disa kokrra bajame të kripura, të pjekura e të thërrmuara, ose lajthi të pjekura etj.

Përgatitja: Në një tenxhere me vaj ulliri, skuqim qepën e hudhrën derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë patatet në kubikë dhe pasi i skuqim për 2 minuta shtojmë lëngun e valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur.

I grijmë me mikser që të bëhet si masë kremoze pa kokrra dhe shtojmë kripë e piper. Në një tigan skuqim pançetën derisa të bëhet krokante dhe skuqim për 2 minuta qepujkat. E shërbejmë supën të ngrohtë duke i vënë sipër qepujka, pançetë, pak pana etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here