Supë krem me kungull dhe karrota

0
78

600gr tul kungulli
4 karrota mesatare
1 qepë mesatare

600ml lëng perimesh
Gjalp
Piper të zi

Për shoqërim: kubikë buke të skuqur në gjalp ose pançetë të prerë në shirita të skuqur në pak yndyrë derisa të rezultojë krokante ose fara kungulli të pjekura.

UDHËZIMET
1.Grijmë qepën dhe e kavardisim në pak gjalp në zjarr mesatar derisa të rezultojë masë homogjene duke e perzierë shpesh.

2.Lajmë karrotat dhe kungullin, i qerojmë dhe i presim në copa të vogla dhe i shtojmë tek qepa, duke i përzier edhe për pak minuta.

3.Shtojmë lëngun e perimeve të nxehtë, i vendosim kapakun dhe e ziejmë për rreth gjysëm ore.

4.E kalojmë masën në mikser derisa ta reduktojmë në krem të butë dhe pa copëza perimesh.

5.E shërbejmë supën të ngrohtë dhe e spërkatim me pak piper te zi te shoqëruar me kubiket e bukës së skuqur me gjalp ose pançeten krokante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here