Zbuloni vetitë dhe përfitimet e farave të susamit

0
94

Farat e susamit kanë vlera ushqyese si acidet yndyrore omega-6, flavonoid fenolet, d.m.th. antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçorie potencialisht antikancerogjene.

Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

Farat janë veçanërisht të pasura me acidet yndyrore mono-të-pangopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe rritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak.

Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesdhetar i cili është i pasur me acidet mono-të-pangopura ndihmon që të parandalohet sëmundja e artereve koronare dhe sulmi në zemër.

Farat e susamit ashtu janë burim shumë i vlefshëm i proteinave ushqyese, d.m.th. i aminoacideve kualitative që janë të domosdoshme për rritjen, veçanërisht te fëmijët.

Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

Vetëm 100 g susam susam përmban 97pr qind të acidi folik , rreth 25 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçanti e rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here