Mëngjesi më i mirë, pa e kaluar masën e sheqerit

0
501

Një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, më të shpejta, më të thjeshta dhe më të shëndetshme mund të realizohet me një krem të shijshëm smoothie. Nëse e ke merak sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve….

Të gjithë dietologët bien dakord në një pikë: sheqeri në një smoothie nuk duhet ta kalojë sasinë e 10 gramëve dhe sheqeri që marrim nga frutat është i ndryshëm nga sheqeri që merret bashkë me fibrat, vitaminat apo mineralet e tjera.

Sheqeri, në çdo kohë mund të shkaktojë rritje të madhe në nivelet e sheqerit në gjak: “Një smoothie me të gjitha frutat do të ishte një ide shumë e mirë mëngjesi, por është shumë e rëndësishme të dini që kjo mënyrë rrit ndjeshëm nivelet e sheqerit”.  Kështu, zgjidhja më e mirë që shtrojnë dietologët është të kombinosh frutat me perimet, në mënyrë që ndihesh e ngopur, si dhe të mos e teprosh me sheqerin:

1. Bashkë me proteinat dhe karbohidratet vjen edhe sheqeri. Për të mbajtur në gjendje optimale nivelin e sheqerit, zgjidh sasinë mes 50 dhe 60 gr karbohidrate në ditë.

2. Sa më shumë fruta që kanë përmbajtje të ulët sheqeri si manaferrat, boronicat, luleshtrydhet.

3. Fibrat në një smoothie nuk duhet të kalojnë sasinë e 10 gramëve, kështu që në frutat e zgjedhura me pak sheqer, shto edhe spinaqin ose lakrën jeshile, brokolin, arrat, bajamet ose edhe fara. Këta përbërës do të të ndihmojnë të jesh në gjendje të ngopur gjithë ditën.

4. Proteinat në një smoothie, po ashtu nuk duhet ta kalojnë sasinë e vendosur (10 deri në 15 gram). Fibrat sigurohen tek arrat, fasulet, kosi natyral (gjithmonë kontrollo etiketën për të parë përmbajtjen më të ulët të sheqerit).

5. Një gjë tjetër që nuk duhet anashkaluar është shtesa e suplementëve në blender. Mjalti është një alternativë e mirë për ta shtuar në smoothie, por edhe nëse zgjedh suplemente të tjera, nuk duhet të shtosh më shumë se një lugë çaji.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here