Ndiqni më poshtë një mënyrë interesante që ju ndihmon me pastrimin e ajrit në ambientet ku qëndroni.














































































Përbërësit
1 l ujë
1 portokall
128 gr boronica të kuqe
1 lugë gjelle fara karafili
2 degë të freskëta rozmarinë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje














































































Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj rcete ne ju këshillojme të prisni portokallin në feta të holla dhe ta shtoni në një tenxhere.
Po aty hidhni bornicat e kuqe, farat e karafilit, 2 degët e freskëta të rozmarinës dhe pak ekstrakt vanilje apo kanellë.
Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni apo zëvendësoni edhe përbërës të tjera që ju gjenden në shtëpi.
Përshembull mund të përdorni edhe gjethe dafine, kanellë apo fruta të tjera të stinës siç janë mollët.
Në fund tek kjo përzierje shtoni përafërsisht edhe 1 litër ujë ose derisa tenxherja të mbushet plotësisht.
Vendoseni të ziejë dhe përzieni herë pas here që përbërësit të lëshojnë aromat e tyre.
Në vetëm pak minuta shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët frutash.
Lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa uji të avullojë dhe mund të shtoni përsëri.