Gjëndra tiroide prek pothuajse të gjitha proceset metabolike në trup dhe këto çrregullime të tiroideve mund të variojnë nga një ënjtje e vogël, e padëmshme që nuk kërkon ndonjë trajtim, në një kancer kërcënues për jetën.






































































































































































































































































































Problemet më të zakonshme të tiroides përfshijnë prodhim jonormal të hormoneve tiroide, hipertiroidizmin, dhe hipotiroidizmin.
Hipotiroidizmi është një gjendje e një tiroideje joaktive, që karakterizohet nga humbja e peshës, lodhja, metabolizmi i ngadalshëm, kapsllëku dhe mjegullimi i trurit. Kjo është më së shpeshti rezultat i:
Tiroidit të Hashimotos: Është një lloj hipotiroidizmi që ndodh kur sistemi imunitar nuk njeh qelizat e gjëndrës tiroide dhe enzimat dhe pengon prodhimin e hormonit tiroide






































































































































































































































































































- Ekspozimi ndaj sasive të tepruara të jodit
- Përdorimi i barnave të caktuara
- Heqja e gjëndrës tiroide
Nga ana tjetër, hipertiroidizmi zhvillohet kur gjëndra tiroide është hiperaktive, duke rritur nivelet e hormoneve tiroide. Shkaqet e saj më të zakonshme përfshijnë:






































































































































































































































































































Adenomat toksike: Gunga zhvillohen në gjëndrën e tiroides dhe çlirojnë hormonet tiroide, duke dëmtuar balancën kimike të trupit
Sëmundja e Graves: Prodhimi i tepruar i hormonit tiroide.
Tiroiditi subakut: Inflamimi i tiroides që nxit gjëndrën të “rrjedhë” hormonet e tepërta, duke çuar në hipertiroidizëm të përkohshëm që në shumicën e rasteve zgjat për disa javë.
Çrregullime të gjëndrave hipofizike ose rreziku i kancerit në gjëndrën e tiroides. Kjo çon në simptoma të tilla si ankthi, dobësim i muskujve, probleme me gjumin, nervozizëm dhe metabolizëm i përshpejtuar.
Çrregullimet e tiroides zakonisht diagnostikohen përmes testit të gjakut dhe zakonisht trajtohen me disa ilaçe si levotiroksina, hormone sintetike dhe shumë ilaçe të tjera anti-tiroide.






































































































































































































































































































Megjithatë, hapi i parë drejt shëndetit dhe lehtësimit më të mirë në rastin e çrregullimeve të tiroides janë disa ndryshime në mënyrën e jetesës dhe dietike.
Ushqimet e mëposhtme janë tepër të dobishme në rast se vuani nga hipotiroidizmi:
- Kripa e jodizuar
- Arrat e Brazilit






































































































































































































































































































- Peshku
- Lengu i kockave
- Fruta
- Perime
- Bulmet me yndyre te ulet
- Mishi i lopes dhe pules
- vezë






































































































































































































































































































- Butake
- Vaj ulliri
- Farat e lirit
- Agrumet
- Ushqime te pasura ne fiber
- Uji






































































































































































































































































































Nga ana tjetër, sigurohuni që të shtoni marrjen e ushqimeve të mëposhtme nëse vuani nga hipertiroidizmi:
- Perimet e pagatuara
- Proteina te buta
- Caji jeshil
- Barna herbale: Borziloku, rigoni, rozmarina






































































































































































































































































































- Domate
- Molle
- Kivi
- Portokall
- Grejpfrut
- Karrota
- Orizi kaf